Rama: Nuk janë politikanët koka e korrupsionit! Në themel duhet kurbani i koorporatës 30-vjeçare

schedule12:16 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:16 - 13 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët për gjyqtarët dhe prokurorët të cilët po “pastrohen” nga vettingu. Rama tha se ka besimin që ky sistem do të pastrohet, por shtoi se kjo duhet të bëhet sa më shpejt.

“Kjo do jetë kthesa e madhe që do ta bëjë Shqipërinë europiane pavarësiht 7 konferencave dhe 200 kapitujve. Tema këtu është beteja për ta filluar taman nga koka. Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët pavarësisht se kanë qenë pjesë. Janë koorporata e këtyre gjykatësve që ka garantuar pandëshkueshmërinë duke e përdorur hesape që nuk kanë të bëjnë me hesapet e shtetit. Po të mos kishin qenë këta nuk do të ishte as korrupsioni i politikanëve. Nëse nuk vendoset në themel kurbani i korrupsioni 30-vjeçar që është fiks te koorporata që vettingu po e shpërbën por nuk mjafton, historia do të përsëritet. Unë kam besim që nuk ka asnjë rrugë tjetër por është më e rëndësishme që kështu të ndodhë më herët se sa vonë.

Shqiptarët kanë shpresa te vettingu ndërsa sot kanë një zhgënjim sepse nga njëra anë nuk e kanë kuptuar që vettingu ndëshkon sistemin dhe për këtë është SPAK, BKH. Bashkëjetesa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenëve absurdë të korrupsionit në sistemin e drejtësisë që lundrojnë në formë avokatësh, politikanësh apo deputetësh do të ishte fundi i gjithë kësaj përpjekje të madhe. Sloganet, parullat, rekomandimet me luftëra që gjithmonë e hedhin llafin te politikanë duhet të mbarojnë. Askush nuk fiton nga deskdreditimi në bllok i përfaqësuesve të vet. Këtë ndarje të këtij sharpi nga sheqeri i integrimit duhet ta bëjnë institucionet e reja të drejtësisë që janë të lidhura me të gjithë ju që jeni këtu. Pa BE dhe SHBA nuk do e kishim bërë dot kurrë këtë. U desh ndërhyrja brutale e SHBA që të ndodhte dhe do vazhdojë të ndodhë kështu sepse këtu janë përputhur interesat e SHBA me shtetasit shqiptarë”, tha Rama./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!