Për protestën e banorëve të Unazës së Re ka reaguar edhe kryeministri Rama në Twitter.
“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”, shkruan shefi i qeverisë.
Në spitalin e Traumës po marrin mjekim 12 punonjës policie. Mes tyre dy në gjendje më të rëndë mes tyre një punonjëse, të cilës kapsolla i ka prerë gishtat e dorës.
Protesta e banorëve të Unazës së Re u shoqërua me përplasje me policinë përpara Kuvendit. Teksa kryeministri fliste në foltore për situatën e tyre, ata u përpoqën për të përparuar drejt kuvendit e madje ia dolën të thyejnë një kordon e parë të uniformave blu.
Protestuesit hedhën tymuese e shpalosën pankarta e thirrje, ku kërkuan dëmshpërblim të plotë për banesat e bizneset që do prishen, për shkak të zgjerimit të rrugës e ndërtimit të Unazës së Re.
/abcnews.al