Rama: Nuk besoj te listat e hapura, e nderlikojnë më shumë procesin

schedule13:27 - 2 Korrik, 2020

schedule 13:27 - 2 Korrik, 2020

Kryeministri Rama ndodhet këtë të enjte në Kuvend ndërsa po flet për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk beson në efektin çudibërës të listave të hapura, sipas tij, ato e nderlikojnë në mënyrë të qenësishme procesin e administrimit të votës.

Rama u shpreh:

Ne sot jemi në një proces dhe mendoj që ju zonja Hajdari patjetër edhe kolegut tuaj Murrizit që një reflektim ta bëni për faktin që ne e kemi respektuar, jo vetëm me fjalë, por edhe me të gjithë rregullat dhe zakonet e këtij Kuvendi. Do thoni ju që nuk kishit ç’të bënit?! Mbase sepse nuk i kemi votat. Ne jemi pala që e kemi në vetëdijen tonë të bëjmë më shumë koncesione, në këtë rast koncesione politike, të vazhdojmë të bëjmë diskutime për listat e hapura. Unë nuk besoj në efektin e tyre çudibërës, por ato e nderlikojnë në mënyrë të qenësishme procesin e  administrimit të votës sepse jeni të gjithë dëshmitar… Më e pakta që mund të thuhet është nuk është e lehtë..”

Po ashtu, Rama shtoi se listat e mbyllura shihen si katastrofa dhe mistere të të gjitha të këqijave.

Kreu i qeverisë shtoi:

“Listat e mbyllura shihen si kasaforta dhe mistere të të gjithë të këqijave ashtu sikundër mendohet dhe e kundërta. Por e vërteta është që publiku e ka këtë ndjeshmëri shumë të lartë. Besoj që në këtë fazë na takon ta bëjmë një diskutim, arrijmë apo jo një proces këtë do e shohim….”