Kryemisnitrfai Edi Rama ka bërë me dije se rruga e re Kardhiq-Delvinë do të hapet më 2 korrik.
Duke ndarë pamje nga rruga në një postim në “Facebook”, Rama e cilëson rrugën një vepër të shumëpritur në shërbim të turizmit në Shqipëri.
“Dhe me këto pamje të rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do të hapet më 2 korrik, një vepër e shumëpremtuar e shumëpritur me dekada në shërbim të Shqipërisë turistike, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama./ abcnews.al
&