Rama nga Vilnius: Hapëm dyert për muxhahedinët, por e kthyen Shqipërinë në platformë politike kundër Iranit

schedule17:54 - 11 Korrik, 2023

schedule 17:54 - 11 Korrik, 2023

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria hapi dyert për muxhahedinët, por ata e kthen vendin tonë në platformë politike kundër regjimit në Iran.

Deklaratën, Rama e dha në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se po bëhet gjithçka për të fuqizuar sigurinë kibernetike.

“Ne bëmë po të njëjtën edhe me këtë grup opozitar iranian, por nuk është e njëjta në sensin dhe kuptimin e rrezikut, sepse janë opozita iraniane, megjithëse marrëveshja ishte e qartë që ata do të qëndronin në Shqipëri për të qenë të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike përkundër regjimit. Dhe fatkeqësisht disa ngjarje ndodhën. Ne u sulmuam me një sulm në shkallë të gjerë, shumë i avancuar përsa i përket shërbimeve kompjuterike dhe tashmë ishim një vend kryesor në Evropë që jepnim shërbime online dhe ne u prekëm dhe për të rritur pikërisht sigurinë tonë kompjuterike, na kërkohet më shumë mbështetje nga kongresi dhe nga senati. Ne po përpiqemi që të bëjmë gjithçka për të fuqizuar sigurinë tonë kibernetike, por nuk është e lehtë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!