Rama nga SHBA: Shikojeni Erionin polic që më mbron mua këtu, nuk është lali Eri jo!

schedule17:00 - 5 Shkurt, 2020

schedule 17:00 - 5 Shkurt, 2020

Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare të tij në Washington të SHBA dhe videon e parë e ka ndarë me një shqiptar.

Kryeministri ka takuar një shqiptar i cili jeton prej prej 22 vitesh SHBA. Ai është Erion Bektashaj i cili punon si polic në Uashington.

Gjatë prezantimit të shqiptarit në SHBA në rrjetet sociale Rama gjen rastin edhe të bëjë shaka me Erion Veliajn, duke thënë se polici që ka takuar në Uashington është nga Tirana por nuk është “Lali”.

Gjithashtu Rama shprehet se Bektashaj e mbron në Uashington kurse ky i fundit i thotë:

“Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti ju bekoftë ju zotëri”.

Edi Rama: Në Washington DC me Erionin nga Tirana, jo Lali po është një Erion tjetër që ka 22 vjet këtu dhe shikojeni  ky më mbron mua këtu, shikojeni . Përshëndetje në Tiranë.

Erion Bektashaj: Përshëndetje, përshëndetje mirë se erdhët në Amerikë

Edi Rama: Mirë se erdhe në Amerikë, e sheh ?

Erion Bektashaj: Mirë se erdhe në Amerikë

Edi Rama: Hajde God bless USA, god bless Albania (Zoti e bekoftë Amerikën, zoti e bekoftë Shqipërinë)

Erion Bektashaj: God bless Albania, god bless you sir!  ( Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti ju bekoftë zotëri)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!