Edhe sot kryeministri Rama vizitoi në Paskuqan të Tiranës një biznes që përfiton nga ulja trefish e tatim fitimit për shkak të rritjes së pragut të xhiros vjetore. Kreu i qeverisë theksoi se paketa e re e taksave për këtë vit ka lehtësuar barrën fiskale për rreth 11 mijë biznese në vend.
Argumentin se taksat në vend janë ulur për 91% të bisnesit, kryeministri Rama kërkon ta ilustrojë kështu.
“Biznesin e kam hapur që në 2016. Xhiroja kur e kam hapur ka qenë 2 milion, ka shkuar në 5 milion dhe sot jam gati 9 milionë. Sigurisht që uljen e tatim fitimit ne 5% unë paguaja 13.5 milionë lekë tatim, ndërsa tani rreth 4.5 milionë”, tha pronari i biznesit në Paskuqan.
Janë 11 miljë biznese sot në vend të cilave i janë lehtësuar taksat sipas kryeministrit.
“Një gjë që nuk e ka asnjë vend i rajonit, por që e bëjmë sepse duam të stimulojmë punësimin, duam të stimulojmë investimet e brendshme për të marrë një makineri më shumë, për të shtuar më shumë, për të marrë një mjedis më shumë”, u shpreh Rama.
Para këto me të cilat bizneset investojnë në infrastrukturë dhe kapital njerëzor duke sjellë shërbim më të mirë dhe paga më dinjitoze për punonjësit, përfundoi kryeministri Rama./abcnews.al