Rama nga Lezha: Qeveria paketë të veçantë në mbështetje të agroturizmit

schedule10:59 - 8 Maj, 2018

schedule 10:59 - 8 Maj, 2018

“Qeveria do të miratojë një paketë të veçantë mbështetjeje duke krijuar lehtësira të ndjeshme fiskale për agroturizmin”. Kështu ka deklaruar nga Lezha kryeministri Edi Rama i cili tha se kjo do të nxisë investimet në agroturizëm me garancinë që kontributet në sistemin e taksave do të jenë shumë më të ulëta se ç’janë sot.

Kryeministri u shpreh se agroturizmi është një mënyrë jo vetëm për të dalë nga varfëria, por edhe për të bërë biznes fitimprurës, që sipas tij mbetet një sfidë shumë e vështirë.

Agroturizmi është potencial i madh për zonat ku duket sikur bujqësia apo zhvillimi i fermave e blegtorisë mbetet sfidë shumë  e vështirë, po kur natyra është e mrekullueshme tradita e jashtëzakonshme dhe prirja e njërëze për të kthyer mikpritjen në biznes është e admirueshme. Këtu kam parasysh jo vetëm këtë zonë, por edhe Mirditën që ka stacione me bukuri mahnitësie natyroe dhe të gjitha zonat e Shqipërisë ku duket sikur lufta kundër varfërisë është mison i pamundur.

Agroturizmi është një mënyrë jo vetëm për të dalë nga varfëria, por edhe për të bërë biznes fitimprurës. Përmes kësaj pakete mbështetëse kemi ulje të TVSH njësoj si hotelet më 4 e 6 yje të japim mundëis për të bërë biznes fitimprurës.

Mjafton të kesh një banesë në një zonë me natyrë të bukur dhe të tilla ka plot,mjafton të ngresh një mikrofermë në funksion të agroturizmit, duke ndërtuar një ngrehinë tjetër me disa dhoma, një bujtinë me disa dhoma, jo hotel të mirëfilltë për të krijuar biznes fitimprurës”- deklaroi Rama.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë renditi edhe projektet për këtë qark ku ndër të tjera theksoi se janë 5 fshtara në këtë qark në listëne  100 fshatrave dhe 31 investime të nisura në ktë territor.

“Ne këtu kemi marrë vendimin për listën e 100 fshatarve dhe në këtë qark janë 5 që janë pjesë e kësaj liste. Kemi 31 investime të nisura në këtë territor që janë në punë e sipër dhe siç e patë nga prezantimi i FSHZH kemi një të vogël në përmasa po të rendësishme për plazhin e Shëngjinit, rruga lidhëse 3 km, tani është çështje vendimmarrje se së shpejti mbyllet edhe gara dhe do vendosim nëse do e fillojmë punën menjëherë.

Dhe 2 projekte të tjera shumë të rëndësishme që janë porjekti i autostradën Milot-Balldren dhe rrugën strategjike Shëngjin – Velipojë. Është ask prioritar për shkak se hap një hapësirë të re me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, krijon lidhje të shpejtë dhe mbi të gjitha i jep një akses të shpejtë dhe shumë të bukur për gjithë pjesën e turistëve që janë matanë kufirit”- vijoi Kryeministri.

Ai njoftoi se brenda majit çelet kantieri i Rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën, zonë të integruar me kryeqytetin

“Brenda majit çelim kantierin e Rrugës së Arbrit dhe do të fillojë e sdo ndalet puna puna për aksin startegjik që do ta bëjë Dibrën zonë të integruar me kryeqytetin dhe do të çelë një potencial të madh për zhvillimin e agroturizmit”. /abcnews.al