Rama nga Gjirokastra: Turizmi dhe agrobiznesi pasuri të qytetit

schedule20:30 - 21 Maj, 2018

schedule 20:30 - 21 Maj, 2018

Në Gjirokastër kreu i ekzekutivit zhvilloi një bashkëbisedim edhe me banorë të këtij qyteti, ku dëgjoi disa nga shqetësimet e tyre.

Në një bashkëbisedim me gjirokastritët gjatë turit të llogaridhënies, Kryeministri theksoi se qyteti i gurtë duhet të ecë në rrugën e zhvillimit të turzimit dhe agrobiznesit.

Edi Rama:“Ajo që ne kemi tani dhe që duam ta nxisim shumë është agroturizmi. Të gjitha zonat përreth Gjirokastrës, Këlcyrës, Përmeti, Libohovës dhe kështu me radhë kanë një potencial të madh për të bërë biznes me agroturizëm. Për të bërë biznes me bukurinë, dhe me traditën e mikpritjes. Dhe ne për këtë arsye, të gjithë ata që investojnë për tëq kthyer në agrobiznes, pra në bujtina që kanë disa dhoma apo për të ndërtuar hotele pak më të mëdha”.

Përballë shqetësimeve të qytetarëve, Rama foli dhe për punësimin në Gjirokastër.

Edi Rama: “Në Gjirokastër në 3 muajt e fundit kemi 320 punësime vetëm nga zyra e punës. Ama kemi dhe numrin më të lartë të refuzimeve për punë. Shumica duan të punojnë në shtet. O në shtet o s’ka. Pjesa tjetër kanë të ardhura nga emigracioni. Gjirokastra është zonë kufitare, gjithmonë do të jetë më e lidhur se zonat e tjera me anën tjetër dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Por unë jam i bindur se kthesa që ka filluar do të sjellë gjithmonë e më shumë pozitivitet në ekonomi”.

Rama u kujtoi edhe gjirokastritëve platformën, ku duhet të shkruajnë për të gjetur zgjidhje apo përgjigje për shqetësimet e tyre lidhur me shërbimet në zyrat shtetërore.

Edi Rama: “Shqipëriaqëduam.al! Ti nuk di internet. Merr nipin dhe mbesë, t qan nipi dhe mbesa”.

Si edhe në bashkëbisedime të tjera me qytetarët, nuk munguan batutat e kryeministrit me të pranishmit në këtë takim në Gjirokastër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!