Rama nga Elbasani: Të votosh për Lulin e të marrësh peshqesh Ilir Metën, PD s’ka program

schedule15:49 - 21 Tetor, 2020

schedule 15:49 - 21 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani teksa foli për PS-në si alternativa e mirë që qytetarët mund të votojnë në 25 prill të 2021-it, në distancë ka sulmuar dhe kundërshtarët e tij.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij është shprehur se të gjithë ata që janë të zhgënjyer me PS-në, duhet të mendojnë mirë nëse do të duan që të votojnë Lulzim Bashën, Kryemadhin, Metën dhe Berishën, pasi sipas tij ata janë bashkë.

“Çfarë kërkon më shume Ilir Meta sot, a mund të ma thotë njeri çfarë duhet akoma që Shqipëria ti japë Ilir Metës?

Që kur ka lindur shteti shumë asnjë figurë politike s’ka marrë nga Shqipëria sa ka marrë Ilir Meta nga pikëpamja e privilegjeve më të larta.

S’ka privilegj më të lartë se të jesh kryeministër kryetar parlamenti e president. e letë më të jesh të treja pa u bërë 50 vjeç! Të gjitha këto Shqipëria ka ka dhëne Ilir Metës! E ça do tani, që nuk lë as të vdekurit rehat se të gjallët jo e jo. Ça kërkon Ilir Meta tani që ka marrë trastën tani e vjen vërdallë varreve për të dekoruar heronjtë, për t’i bërë mjeshtra pune e mjeshtre arti e zanatesh.

E bëj këtë pyetje jo për Ilir Metën si person, por për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parit dhe trajtuarit Shqipërisë si plaçkë dhe shqiptarëve si mish për top.

Si mund të thotë PD që jam gati të qeverisë, kur nuk ka reflektuar asgjë, të njëjtat njerëz, të njëjtin ide, në ndryshim që në vend të liderit është një dezhurn, është një bosh. Nuk e kemi betejën me ta, kundërshtarët tanë, nuk janë ata. Ata janë kundërshtarët e Shqipërisë. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëmjaftueshmërie, vetë përmbushje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari”, është shprehur Rama.e.su./abcnews.al