Rama: Nga e hëna burg për të pabindurit, ushtria e policia do krijojnë kordonë në tregje

schedule17:51 - 4 Prill, 2020

schedule 17:51 - 4 Prill, 2020

Pamjet e tregjeve gjatë së shtunës, para izolimit 40 orësh, janë vlerësuar nga qeveria si të rrezikshme aq sa të marrë masa për të burgosur shkelësit.

“ Do të kthehet në ligj dhe shumë shpejt dhe pastaj do të hyjë në zbatim sipas dinamikës të luftës si fillim do të zgjasim fashën orare por paralelisht do të rrisim ndërshkimet dhe për rastet e përsëritura do të shkojmë deri në heqje lirie”, është shprehur Rama.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se po studiohet  zgjerimi i orarit të lëvizjes së këmbësorëve dhe makinave private, por do të ashpërsojë masat deri në burgim në rast të mos respektimit të rregullave.

“Do të përpiqemi të lirojmë automjetet private për të gjithë punonjësit në ndërmarrje që kanë aktivitet të lejuar, por që do të kombinohet me rritje ndërshkimesh deri në heqje lirie nëse automjeti përdoret për të transportuar persona të tjerë me sebe të tjerë meqë ka leje”, tha Rama.

Ndërsa paralajmëroi se mund të meret një vendim edhe për të hapur dyqanet të cilat do të operojnë në bazë të disa rregullave.

“Të gjithë sipërmarrësit e këtyre aktiviteteve le të përgatiten për të qenë të gatshëm që në momentin e hapjes të zbatojnë rregullat strikte për personelin në bazë të rregullave të përcaktuar”, shtoi ndër të tjera kryeministri.

Kryeministri e mbyll postimin me zotimin se këtë luftë nuk kemi për ta humbur për ata që s’kanë mendje të luftojnë si mbarë populli shqiptar./abcnews.al