Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama nga Berati: Më 11 maj, shqiptarët të bashkuar drejt BE

schedule19:42 - 1 Maj, 2025

schedule 19:42 - 1 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama vijoi fushatën elektorale në Berat.

Rama deklaroi se më 11 maj, shqiptarët duhet të jenë të bashkuar, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Përgjithësisht në çdo palë zgjedhje vendoset për 4 vitet e ardhshme, në 11 maj vendoset për gjeneratën e re, sepse më 11 maj shqiptarët e bashkuar duhet të marrin përgjegjësinë për atë që ju ka përcaktuar dhe na ka përcaktuar neve, fati që kemi në dorë të përmbushim një mision kombëtar historik dhe ta vendosim përfundimisht Shqipërinë, e cila gjeografikisht është vendosur në mes të Evropës, edhe politikisht në Europë, që të jetë e barabartë mes të barabartëve. Kjo pasaportë Evropiane nuk është një dokument tjetër për të udhëtuar në Evropë, është një status i ri qytetarie evropiane, për çdo shqiptar dhe shqiptar, është fundi i të gjitha anktheve të shqiptarëve në Greqi për pensionin, për lejet e punës, për lejet e qëndrimit, është fundi i dallimeve mes fëmijëve të Shqipërisë dhe fëmijëve të Evropës në dyert e universiteteve. Me këtë pasaportë fëmijët e Shqipërisë nuk do të konsiderohen më të huaj të nevojshëm, por europianë në universitetet e tyre”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!