100 ditët e “Rama 3”, kryeministri: S’merrem me kufoma grata e non grata që bëjnë sikur duan të luftojnë regjimin

schedule19:49 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 19:49 - 22 Dhjetor, 2021

 Pasi mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një analizë të 100 ditëve të para të qeverisjes në mandatin e tretë, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe një reagim në llogarinë e tij në Twitter.

Postimin e tij, kreu i qeverisë e nis me ironi për situatën e brendshme të Partisë Demokratike duke përmendur terma si “non grata, kufoma politike, brava e dyersh”, për të treguar se të gjitha palët “po bëjnë sikur” duan të luftojnë regjimin, korrupsionin dhe Vuçiçin.

Rama tregon se është i inkurajuar nga fakti që, sipas tij, drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, “ekonomia po vijon ringritjen pas pandemisë dhe se sporteleve po u vjen fundi bashkë me këtë vit.

Kryeministri njofton gjithashtu se nesër vendoset në qeveri “Konsultimi i madh Kombëtar me shqiptarët” për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen.

“…le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur.”

EDI RAMA NË TWITTER

“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin! Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!

Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!