Rama: Nënat me tre ose më shumë fëmijë, nga 1 janari do të përfitojnë nga programi i mbështetjes me sigurime shëndetësore dhe shoqërore

schedule17:26 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 17:26 - 26 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në familjen Suka në Paskuqan. Kreu i qeverisë ka shpërndarë dhurata për festat në këtë familje e cila është e bekuar me 9 fëmijë.

Ndërkohë Rama ka dhënë edhe njëherë lajmin e mirë se prej 1 janarit të vitit që po vjen nënat e papuna me 3 ose më shumë fëmijë do të futen në programin e sigurimeve shëndetësore.

Postimi i Ramës:

?Paskuqan – Disa dhurata për Vit të Ri edhe në familjen Suka, e bekuar me 9 fëmijë, ku prej 1 janarit nëna do të përfitojë nga progami i ri i mbështetjes me sigurimet shendetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre osë më shumë fëmijë nën 18 vjeç??

Gjithashtu kjo familje ka përfituar bonusin e bebes 1,2 milion lekë për fëmijën e lindur 1 vit më parë?????? ❤️

*Shumë faleminderit dyqanit të fëmijëve HAMLEYS për mbështetjen?

#TëBashkuarJoTëNdarë?

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??

#SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!