Nga Esiona Konomi
Fushata elektorale ka trokitur në dyert e mazhorancës, e cila po shtrëngon muskujt për të marrë me çdo kusht një mandat të tretë qeverisës.
Puna do të nisë këtë të martë me mbledhjen e grupit parlamentar, dhe më tej me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
“Asambleja nuk mund të mblidhet më siç është mbledhur historikisht, bashkë në një sallë 350 anëtarë, pasi në kushtet e pandemisë kjo është e pamundur, por ne do të zgjedhim një mënyrë të re të ndihmuar edhe nga teknologjia,” u shpreh ai.
350 anëtarët do të grupohen në Tiranë, Fier e Shkodër në ambiente të hapura dhe do të lidhen online me njëra tjetrën përmes ekraneve.
Nga kjo mbledhje do të dalë dhe kryesia e re e Partisë Socialiste, e cila, do të jetë shtylla kryesore e fushatës për zgjedhjeve të pranverës së ardhshme.
Pas kësaj, do të nisë përzgjedhja e kandidatëve për deputetë.
“Do të ketë siç ka pasur historikisht një konsultim me anëtarësinë e partisë për emrat e përfaqësuesve të Partisë Socialiste që do të garojnë për zgjedhjet e ardhshme, që preferenca ime është të jenë në 9 maj”, tha ai.
Por, a do të vendosë Edi Rama të ndryshojë edhe qeverinë në këtë vit të fundit, me qëllim marrjen e sa ë shumë votave?
“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbështet tërësisht qeverinë. Në të gjitha fushat që mbulojnë ministritë përkatëse ne kemi ecur dhe kemi bërë reforma shumë të rëndësishme, megjithatë ky është një vendim që i takon kryeministrit i cili drejton qeverinë ”.
Teksa nuk flet përpara kryeministrit për ndërrimin e ministrave, Taulant Balla nuk ngurron të flasë për Lulzim Bashën, i cili duhet të sjellë në Kuvend një të dërguar të posaçëm, për të zgjedhur 12 anëtarët e rinj të KQZ-së.
“Unë nuk gjej dot asnjë alibi të Lulzim Bashës për të mos marrë pjesë në këtë proces. Kemi bërë një zgjedhje “sui generis”, duke lënë një vend të dedikuar opozitës, dhe këtë e kemi bërë për t’i hequr çdo lloj alibie që të mos i shkojë më në mendje të mos marrë pjesë në zgjedhje”, tha më tej Balla.
Ndërkohë, që ndryshimet kushtetuese për lista të hapura dhe ndalim koalicionesh parazgjedhore të zbatohen, duhet që Parlamenti, të miratojë më herët disa ndryshime të gjera në Kodin Zgjedhor./abcnews.al/