Rama në Shkup pritet nga Zaev

schedule10:15 - 17 Tetor, 2017

schedule 10:15 - 17 Tetor, 2017

Kryeministri Edi  Rama ndodhet në Shkup për një vizitë pune dhe do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve. Në kuadër të këtij samiti, Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare. Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase. Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin axhenden e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive. Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Europa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian do të jenë pjesë e Samitit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!