Rama në Selanik: Shqiptarët, model bashkëjetese!

schedule10:51 - 3 Nëntor, 2024

schedule 10:51 - 3 Nëntor, 2024

SELANIK- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me bashkëkombësit në Greqi, tha  se qytetarët shqiptarë janë model bashkëjetese.

“Selaniku është një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit . të takosh shqiptarë në Selanik është një mundësi për të depërtuar thellë në një histori të thellë të bashkëpunimit, që një qytet si ky, ka ditur gjithmonë t’u ofrojnë botëve që e rrethojnë. Unë jam këtu sot me ju, që sapo ka hyrë nëntori, muaji ynë kuq e zi i pavarësisë dhe i çlirimit. Dy ditët dhe dy datat tona më kuptimplota për të sotmen tonë evropiane, porsi shqiptarë dhe si selanikas, ju keni kremtuar festën e pajtorit të qytet të Shën Dhimitrit, është më shumë se një pajtor qyteti”, tha ai.

Shefi i qeverisë iu drejtua shqiptarëve duke u kujtuar se ka qenë shqiptari Hasan Tahsin Pasha, i cili e ka shpëtuar Selanikun nga një “kob i madh historik” dhe këtë histori të lavdishme t’ua përcjellin fëmijëve.

“Ju duhet t’ua mësoni me krenari fëmijëve tuaj që ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob i madh historik dhe i ka dhënë shansin më pas të gjejë më pas vendin dhe veten në bashkësinë e shteti modern grek, ku Selaniku ka begatuar si një nga qendrat më të zhvilluara ekonomike dhe një krenari kulturore e shoqërore të Greqisë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!