Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Samitin e NATO-s në Ankara, takime me Rutte dhe Erdogan

schedule11:48 - 7 Korrik, 2026

schedule 11:48 - 7 Korrik, 2026

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë  Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama si dhe delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të vendeve aleate.

Gjatë zhvillimit të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët shteteve aleate.

Të nesërmen në Ankara, Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan.



Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë Samit rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!