Rama në rrugën Tiranë-Elbasan: Kostoja dyfish për shkak të babëzisë

schedule15:24 - 22 Janar, 2019

schedule 15:24 - 22 Janar, 2019

Rruga Tiranë-Elbasan do të jetë e aksesueshme pjesërisht në muajin mars, ndërsa në maj parashikohet të përfundojë e gjitha. Këtë premtim mori kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve në këtë aks rrugor.

Datën e përfundimit të punimeve e ka të parashikuar në maj. Ky është premtii I fundit që është bërë për këtë rrugë. Për të parë se deri ku janë me punimet kryeminstri Edi Rama ka shkuar t’i shohë vetë.

“Ritmet janë të kënaqshme dhe parashikojmë që në 14 mars rruga të bëhet e aksesueshme për trafikun, karrexhata e majtë përkohësisht, deri sa të mbarojë në përputhje me grafikun e ri të punimeve, në maj të 2019”.

Po sipas drejtuesit të punimeve duket se të tjera para duhen për ta përfunduar.

“Kjo ka qenë një nga zonat më problematike të projektit. Kjo ka patur një kosto 9.6 milionë dollarë. Realizmi i saj është 93%. Duhen edhe 800 mijë dollarë dhe kjo të kompletohet”.

E ka një shpjegim kryeministri për koston e dyfishtë për rindërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Kjo rrugë u bë realisht gangrenë. U nis pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie, vetëm hajde të hapim tunelin për fushatë elektorale e punë e madhe se çfarë ndodh mbrapa dhe e paguan shumë shtrenjtë. Praktikisht ka shkuar dyfish nga vetëm marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme.”

Duket se sot nuk ka më vështirësi por është vetëm çështje kohe për të përfunduar. Këkesa e përsëritur e kryeministrit ishte përfundimi i saj brenda afatit të  parashikuar, në maj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!