Rama në QSUT: Nga 1 korriku do rrisim pagat, rrogat do shkojnë paralelisht me investimet

schedule12:10 - 26 Maj, 2022

schedule 12:10 - 26 Maj, 2022

Kryeministri Rama së bashku me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ditën e sotme inspektuan Spitalin Inspektiv në QSUT, ku po investohet për rehabilitimin dhe zgjerimin e tij

Kryeministri Rama i rikujtoi dhe njëherë stafit mjekësor se prej 1 korrikut do të rritet rroga.

“Rëndësi ka që projektet i kemi të mbyllura. I gjithë sistemi i sigurisë do të jetë i garantuar dhe besoj se nuk do të ketë më gjera të reja për të bërë veç mirëmbajtjes dhe rritjes së kapaciteteve. Ne tani do të rrisim edhe rrogat. Në 1 korrik fillon, duam ta rrisim deri në 40 % dhe besoj do ta bëjmë,  e kemi të planifikuar. Çdo vit duam ta rrisim. Edhe rrogat të shkojnë paralelisht, me rritjen e investimeve”, tha Rama. 

“Po bëjmë atë që kemi premtuar një spital modern”, tha Manastirliu, duke shtuar se ky është tashmë një zotim i mbajtur./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!