Rama në Prishtinë, merr “Çelësin e Qytetit”: Tani mund të vij pa leje, kam çelësin me vete

schedule17:42 - 10 Qershor, 2024

schedule 17:42 - 10 Qershor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka marrë “Çelësin e Qytetit” gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Çelësi i qytetit, kreut të qeverisë shqiptare iu dha nga krytari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Faleminderit që të gjithëve, faleminderit për ftesën. Tani, është e sigurtë që mund të vij pa marrë leje se kam çelësin me vete”, tha Edi Rama.

Edi Rama vizitoi këtë të hënë Prishtinën, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!