Rama në Paris, takon Presidentin francez Macron

schedule14:13 - 15 Maj, 2018

schedule 14:13 - 15 Maj, 2018

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Paris me Presidentin francez, Emanuel Makron. Sipas njoftimit të faqes zyrtare të presidencës franceze, takimi ishte parashikuar në orën 11:00 në pallatin presidencial francez. Nuk ka ende asnjë njoftim nga zyra e shtypit e kryeministrit për këtë takim dhe çështjet e diskutuara.

Por nga ato që ishin paralajmëruar edhe nga vetë kreu i qeverisë shqiptare, Rama do të duhej të bindte presidentin francez për votën e Francës pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ne muajin Qershor.

Ky takim u vendos javën e kaluar, ndërsa më herët kryeministri Edi Rama kishte premtuar se do të bindë Presidentin Macron, madje është shprehur besimplotë se do t’ia dalë.

Rreth dy javë më parë kreu i qeverisë shqiptare u takua ne Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në një takim të gjatë 90 minuta biseduan për hapat e hedhura dhe ata të ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimit në familjen evropiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!