Qershori i këtij viti i ngjan Gushtit të vitit të kaluar. Aq shumë turistë po vijnë në Shqipërisë sipas të dhënave të qeverisë shqiptare. Ky ritëm e bën kryeministrin Edi Rama të shprehë bindjen se objekti do të arrihet.
Edi Rama: “Vjet arritëm të kapërcejmë shifrën e 5 milionë turistëve të huaj dhe sivjet, në rastin më minimal do të kemi 15% më shumë sesa vjet, nuk ka diskutim që objektivi për të arritur 10 milionë turistë në Shqipëri në harkun e 5 viteve të ardhshme është plotësisht i mundur”.
Të mundur do ta bëjnë masat që ka ndërmarrë e po ndërmerr qeveria tha kryeministri Rama, një prej të cilave është favorizimi që po i bëhet bizneseve.
Edi Rama: “Ulje të ndjeshme të taksave për të gjithë pjesën e biznesit nga 80-140 milionë lekë xhiro, që do të thotë që 92% e biznesit në Shqipëri do të ketë taksë 0 ose 5%. Pastaj le të vinë e të na thonë që ne rrisim taksat.”
Ndërsa ministrat renditën disa nga prioritetet e punës së tyre në këtë sezon turistik.
Blendi Klosi:“Mbajtja pastër e mjedisit jo vetëm për t’i shërbyer turizmit por edhe cilësisë së jetës”.
Llogaritë për banorët e Orikumit dhe gjithë zonave turistike i bëri kryeministri Edi Rama.
Edi Rama: “Mbas këtij sezoni, do kenë shumë më tepër nëpër xhepa, sesa kishin përpara sezonit, por patjetër që do të ankohen edhe më shumë, sesa kur sezoni po niste”.
Por ndërsa qeveria prezantoi projektet dhe planet për zonat turisitike, një grup të rinjsh deomokratë ia dërguan një mesazh nga ajri./abcnews.al