Rama në Nju Jork, takohet me Trump dhe me kryeministrin grek

schedule13:47 - 23 Shtator, 2019

schedule 13:47 - 23 Shtator, 2019

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e 74-t e Kombeve të Bashkuara. Në takimin e përvitshëm, Rama mbërrin me një ditë vonesë, pasi u kthye në mes të rrugës, pas tërmetit që preku vendin.

Megjithëkëtë, kjo nuk ka ndikuar në axhendën e parashikuar të kryeministrit.

Pak përpara vendimit për hapjen e negociatave, Rama do të zhvillojë një takim me homologun grek Mitsotakis, i pari pas krijimit të qeverisë së re në Athinë, e cila ka ngritur pretendime se mosrespektimi i minoritetit grek në jug të Shqipërisë, mund të bëhet arsye për të bllokuar negociatat.

Kryeministri Rama do të ketë një fjalë në takimin e liderëve botërore, ndërsa do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin amerikan Donald Trump./ABC News Albania 24/7