Rama: Në nëntor gati të bëjmë bashkimin doganor me Kosovën

schedule18:37 - 31 Tetor, 2018

schedule 18:37 - 31 Tetor, 2018

Në nëntor pritet të nënshkruhet marrëveshja me qeverinë e Kosovës për bashkimin doganor. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në qytetin e Kukësit.

Ndërtimi i Aeroportit të Kukësit, pordhe shumë investime të tjera u vendosën në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua në Kukës. Duke i bërë të ditura vendimet nga zona në Kufi me Kosovën, kryeministri Edi Rama sqaroi se bashkimi doganor do të bëhet po kjo sdo të thotë që sdo të ketë dogana.

Edi Rama, kryeministër: “Ne po përgatisim në mbledhjen tjetër që do të mbahet në fund të nëntorit në Kosovëdhe at besoj që jemi gati bashkarisht të vendosim për bashkimin doganor, që do të thotë se Durrësi do të bëhet dogana e përbashkët për të gjithë mallrat që hyjnë nga porti drejt Kosovës.”

Ndërsa në pikën doganore të Kukësit do të ketë një shërbim me polici të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Dhe jo dy palë shërbime, dy palë kontrolle, dy palë policë, dy palë doganierë dhe dy palë dhimbje koke. Kjo është ajo që ne po bëjmë. Ia kam thënë edhe miqve tanë europianë që nëse Serbia don të bëjë bashkim doganor me ne s’ka asnjë problem, mund ta bëjmë edhe me Serbinë. Por me Kosovën ne do bëjmë dhe nuk na ndalojnë dot.”

Rrugët që do të përfundojnë do të sjellin lehtësim në lidhjen kufitare me Kosovën. Një prej tyre është edhe rruga e re Thumanë- Fushë Krujë-Vorë- Kashar tha kreu i qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!