Ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Twitter kryeministri Edi rama, pas lajmit të urdhër arrestit lëshuar nga Gjykata e Krujës për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, për veprat penale të dhunimit dhe përndjekjes së shtetases Xheisila Maloku. Ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë, gjithmonë, shkruan kryeministri Rama, ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe që sot po ridhunojnë vajzën për politikë, shton ai. Shefi i ekzekutivit ka vijuar duke i bërë thirrje prokurorisë të mos ndalet deri në fund të kësaj historie./abcnews.al
Rama: Ne mbështesim drejtësinë e barabartë
schedule15:21 - 30 Shtator, 2018
schedule 15:21 - 30 Shtator, 2018