Rama në Lushnje: Pranë shembullorëve, çajnë tregjet evropiane

schedule14:20 - 27 Shkurt, 2019

schedule 14:20 - 27 Shkurt, 2019

Kryeministri Edi Rama ka kryer disa inspektime në zonën e Lushnjes. Ai ka nënvizuar investimet që po kryehen në sektorin e bujqësisë, prodhimet e të cilave konsumohen në treget më të njohura të Evropës.

Nuk janë të shumtë ata që e dinë se restorantet në Danimarkë furnizohen nga prodhimet bujqësore të këtij kopshti të gjerlbër në Krutje të Lushnjes. Me investimin 20 vjecar të sipërmarrësit Muhamet Isen, së bashku me bashkëshorten, Denadën, administratore e fermës, u njoh edhe kryeministri Edi Rama.

“Ky është vetëm fillimi. Ne kemi dhe 7 ha të tjera në Fier me qira që mendojmë që në të ardhmen t’i bëjmë edhe këtu ku jemi. Do zgjerohemi, mendojmë që këtu të ndërtojmë rreth 10 ha sera. Janë prodhime të veçanta që në përgjithësi shkojnë për restorantet në Danimarkë”.

Nga Kopshti i Gjelbër i Danimarkës eksportohen 2-3 trajlerë në javë. Për momentin rreth 50%  marrin nga Shqipëria, 50% i importojnë gjatë dimrit nga Italia dhe nga Spanja.

“Do ju mbështesim me të gjitha mënyrat. Ky është një model i jashtëzakonshëm. Është model shprese. Është model perspektive. Është model suksesi. Është për t’iu treguar të tjerëve që, kur shkon deri në Danimarkë, ku janë standardet më ekstreme të garancive të sigurisë ushqimore, llogarite sa shumë mund të bëhet me këto produkte”. 

“Danish Green Garden” furnizon restorantet më të njohura të Danimarkës madje edhe restorantin e mirënjohur organik “Noma” në Kopenhagen, administruar nga mjeshtri i kuzhinës, Rene Rexhepi. Në serat e bashkëshortëve Issen kultivohen varietete të ndryshme të sallatave, karotave, rrepave, si dhe rreth 20 lloje erëzash të freskëta, për të cilat “Danish Green Garden” është një nga 3 prodhuesit e vetëm në Danimarkë.

Gjatë qëndrimit në Lushnje Kryeministri Edi Rama inspektoi dhe shkollën e rikonstruktuar Kongresi i Lushnjes ku pas 2 dekadash është rihapur një klasë muzike, pas kërkesës që prindërit kishin drejtuar në platformën e bashkëqeverisjes, shqiperiaqeduam.al.

“Portali ka funksionuar siç duhet. Na ka ardhur një ankesë si propozim që për shkak se ka mjaftueshëm nxënës të talentuar që duan të bëjnë klasën e muzikës, të mos ikin në Fier, por ta bëjnë këtu,” -u shpreh ministrja e Arsimit Besa Shahini.  Ideja e një prindi ka bërë që të rilindë tradita e hershme e muzikës për një komunitet të tërë në Lushnje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!