Kryeministri Edi Rama këtë të premte i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrin Arben Ahmetaj dhe deputeten Blerina Gjylameti ishin në Kashar, ku panë nga afër përfundimin e rindërtimit të shtëpive të Myrteza Hykës dhe Selman Alukut.
Gjatë takimeve dhe bashkëbisedimeve me familjarët në Kashar nuk kanë munguar as batutat me kryeministrit dhe një nga zonjat e shtëpisë.
Nënë Sudja: Nuk e kemi besuar se do na bëhej shtëpia. U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë humbur shtëpitë të bëjnë durim, mos të bien pre e mashtrimeve që dalin në televizor,por të mbajnë shprese te qeveria.
Kryeministri Rama: Mos na e kujto televizorin se na morën në qafë na morën, e luajtën mendsh këtë milet.
Ndërsa familja e dytë futet në shtëpinë e re pas një viti në çadër, kryeministri Rama pati një përgjigje për kritikët që e konsiderojnë rindërtimin një proces tejet të vonuar.
“Ata që nuk kanë bërë punë në jetë i dinë se bëhen gjërat shpejt”, është shprehur Rama.
Ndërkohë Veliaj tregoi se në gjithë fshatin do të rindërtohen 120 shtëpi individuale dhe zotimi i tij dhe ministrit Ahmetaj ishte se do të përfundojnë para Vitit të Ri./abcnews.al