Kryeministri Edi Rama këtë të premte i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka parë nga afër kantierin e parkut të parë fotovoltaik në vend “Blue 1”, më i madhi projekt në rajon i energjisë së rinovueshme, një investim madhor me një kapacitet prej 50 deri 200 MW.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se një projekt i tillë jo vetëm do të plotësojë nevojat për energji për 30 mijë familje të zonës, por do ta kthejë Shqipërinë në një vend eksportues të këtij sektori.
Kreu i qeverisë ka vënë theksin edhe tek kursimi i energjisë, ku u shpreh se shumë shpejt do të nisin fushatat për ruajtjen e energjisë edhe gjatë stinës së verës.
“Do ta bëjmë vetë në rastet ku sipas përcaktimeve të sakta niveli i prodhueshmërisë së tokës të jetë nën atë të dëshiruarin për prodhim bujqësor. Arsyeja e tretë është se do të duhet tregu nuk mund dhe nuk është domosdoshmërisht e lidhur me tregun pasi ai duhet që të garantohet. Volume i investimeve që kanë kolosale është gjigand. Ne do të kishim bërë shumë më shumë investime por u përballëm me rritjen e çmimit, duke bërë që shumë fonde të përdoren për përdorimin e tyre në vend që të investohen. Tashmë vjen edhe vera që niveli i harxhimit është shumë i madh aq më tepër me konsumin e turizmit, por këto janë halle të mirëseardhura në krahasim me ato që kemi pas më parë”, ka thënë Rama./abcnews.al