Rama në kantierin e ndërtimit në Kavajë: Qentë le të lehin, karvani do të ecë përpara

schedule16:23 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 16:23 - 28 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë qenë në Kavajë ku kanë inspektuar punimet për rindërtimin e godinave të banimit me 135 apartamente parkime nëntokësore e njësi shërbimi.

“Kavajë, në një nga kantierët e Rindërtimit, ku pasi është ndërtuar infrastruktura, ka nisur ndërtimi i kompleksit të ri të godinave të banimit me 135 apartamente, parkime nëntokësore e njësi shërbimi

***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, është shprehur Rama.

Ministri Ahmetaj sqaroi se në këtë zonë do të ketë 4 pallate dhe 135 apartamente.

Këtu ka filluar puna. Kanë filluar gërmimet. Në këtë sens do të jenë katër pallate me 135 apartamente. 20  do të jenë 1 plus 1. Të tjerat 3 plus 1. Do ketë rreth 70 parkime”, tha Ahmetaj mes të tjerash’, tha Ahmetaj. g.v/abcnews.al