Rama: Ne jemi forcë e së ardhmes, ata e së shkuarës

schedule11:41 - 28 Prill, 2018

schedule 11:41 - 28 Prill, 2018

Partia Socialiste ka mbledhur këtë të shtunë Asamblenë e saj Kombëtare. Punimet e kësaj mbledhjeje kanë nisur në orën 10:00, ku po raportohet mbi performancën e qeverisë.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është duke mbajtur fjalën e tij, ku është shprehur se është e nevojshme që qeveria të hyjë në një fushatë të mirëfilltë për të pyetur njerëzit se çfarë presin nga ata.

“Ne e kemi të nevojshëm që të hyjmë në një fushatë të mirëfilltë në angazhim maksimal të të gjitha forcave që nga niveli i kryesisë së partisë, qeverisë dhe Asamblesë Kombëtare për të shkuar qark më qark dhe bashki më bashki për të pyetur njerëzit se çfarë ata presin prej nesh sot”, tha Rama.

Më tej, kryesocialisti Rama theksoi se nuk duhet harruar thelbi i mandatit të qeverisë.

“Të mos harrojmë në asnjë moment që ne kemi marrë një mandat që në thelbin e vet ka bashkëqeverisjen me njerëzit. Përpjekjet e bëra prej nesh janë të shumta, por rezultatet e këtyre përpjekjeve janë të pamjaftueshme”.

Kryeministri i vendit bëri një krahasim edhe me opozitën.

“Ne jemi një forcë e së ardhmes, ata janë një forcë e të shkuarës. Ne jemi një forcë që e kemi treguar që kemi respekt për shtetin. Ata janë një forcë që kanë treguar që s’kanë asnjë lidhje për respektin për shtetin”, theksoi kryeministri Rama./abcnews.al