Rama në Jalë: Universitete të huaja për të krijuar modele zhvillimi

schedule21:05 - 18 Gusht, 2018

schedule 21:05 - 18 Gusht, 2018

Nga Jala kryeminsitri Edi Rama premtoi se në projektin 100 fshatrat do të përfshihen edhe universitete të huaja, të cilët do të krijojnë modele zhvillimi për fshatin. Ky projekt, sipas Ramës, është një mundësi reale për të çelur një rruge te re ndaj problemeve të Shqipërisë rurale.

“Nxitjen e sa më shumë familjeve në Shqipërinë rurale në realitete të ndryshme nga veriu në jug, por edhe të emigrantëve për të kthyer vështrimin nga mundësia e jashtëzakonshme që i ofron shumëkujt për të mos thënë të gjithëve, territori i vendit tonë për nga pasuria e vet për të zhvilluar ekonominë familjare nëpërmjet agroturizmit.

Ne besojmë që duke nxitur agroturizmin dhe duke krijuar disa realitete model, do mund të nxisim një efekt zinxhir që me patjetër do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin rural, mbi punësimin edhe të të rinjve në Shqipërinë rurale dhe patjetër edhe mbi kushtet sociale në tërësi”.

Sipas Ramës në këtë projet nuk do të mungojnë universitete të huaja që do të ofrojnë model zhvillimi.

“Akademia është një instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm për 1001 arsye. na jep mundësinë që në një kohë relativisht të shkurtër të kemi një numër të konsiderueshëm projektesh. Të kemi një numër të konsiderueshëm skenarësh zhvillimi dhe sigurisht edhe një bazë kërkimore shumë të gjerë, gjë që do të ishte e pamundur. Ne do të përfshijmë edhe universitete të huaja në këtë projekt, duke bashkuar jo vetëm ato burimet financiare, sepse shumë vende kanë burime financiare të dedikuara për zhvillimin rural apo për aspekte të ndryshme të zhvillimit, por edhe burimet e njohjes, burimet e dijes”.

100 fshatrat e zgjedhur nuk janë zgjedhur rastësisht, sipas kryeminsitrit, por me vëmendje dhe kujdesi dhe në bashkëpunim me bashkitë, ku ka një ndërthurje të trashëgimisë kulturore, të bukurive natyrore, të traditave të ndryshme dhe kjo i jep mundësi për të krijuar modele inspiruese për të tjerët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!