Rama në Jalë flet për reformën në drejtësi

schedule20:11 - 1 Gusht, 2018

schedule 20:11 - 1 Gusht, 2018

Pikërisht kryerja e Reformës në sistemin e Drejtësisë ishte një nga çështjet, ku u ndal Kryeministri Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinj socialistë në kampin veror të Jalës.

Nëse Reforma në Drejtësi do të ishte kryer kohë më parë, sipas Kryeministri Edi Rama, sot do të kishte një realitet tjetër.

Shefi i qeverisë ishte i pranishëm në Akademinë Verore të FRESSH në Jalë. Duket bashkëbiseduar me të rinjtë socialist Rama përmendi edhe përpjekjet dhe investimet e qeverisë për infrastukturën rrugore.

Turizmi është në rrugën e duhur pohoi Rama, duke krijuar më shumë optimizëm për të ardhmen.

Në Jalë, Rama bashkëbisedoi me të rinjtë e FRESSH edhe për punësimin./abcnews.al