Rama në grupin e PS: Ftoj opozitën të votojë ligjin për lojrat e fatit

schedule14:32 - 22 Tetor, 2018

schedule 14:32 - 22 Tetor, 2018

Në  mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka kushtuar vëmendje  votimit të ligjit për lojrat e fatit.

Të enjten ai i pret që të gjithë deputetët në sallën e parlamentit, të ngrenë kartonin jeshil. Madje fton edhe opozitën që t’i bashkohet këtij votimi.

Porosia e dytë e Kryeministrit për deputetët është denoncimi i çdo shpifjeje. Mjafton të firmosin poshtë denoncimit, pasi ka një ekip që e ndjek, ka thënë kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. /abcnews.al