Rama në emisionin me Grenellin në SHBA: Vetëm 1% e shqiptarëve mbështesin Putinin, s’kemi nevojë për gazin rus

schedule08:22 - 20 Shtator, 2022

schedule 08:22 - 20 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin si përgjigje ndaj sulmeve të shumta kibernetike. Në një intervistë në “Wake Up America” të Newsmax, në Nju Jork, i pyetur nga ish i dërguari special i Trump në Kosovë, Richard Grenell, mbi sulmet kibernetike iraniane Rama deklaroi se vendimi ishte i qartë dhe i padiskutueshëm.

“Ne kishim prova…që pas sulmit është Irani, Republika Islamike e Iranit, katër grupe, njëri prej të cilëve është një nga grupet kryesore të sulmeve kibernetike. Kjo nuk është një akuzë; është një fakt. Në të njëjtën kohë ne kuptuam se ishte koha për të ndërprerë lidhjet me këtë regjim”, tha Rama.

“Kemi preferuar së pari të ndërtojmë një aleancë për mbështetje“, tha ai. “Ajo që na duhet tani është të forcojmë të gjithë mbrojtjen tonë kundër sulmeve kibernetike … ne jemi të përgatitur të shohim më shumë në vijim”, shtoi kryeministri.

Rama ka deklaruar se kombi i tij është “një aleat i përkushtuar” i Shteteve të Bashkuara, por se nuk është mbi supet e Shqipërisë “të marrë vendimet e mëdha” për çdo përgjigje të NATO-s ndaj një aktiviteti të tillë.

I pyetur më tej për situatën në Ukrainë, Rama tha se kjo luftë i ka bërë të distancohen plotësisht nga Rusia.

“Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës, duke mos pasur asnjë kontakt me Kremlinin që nga vitet 1960. Kjo histori na bëri të distancohemi plotësisht nga Rusia”,  shpjegoi ai.

Në 30 vitet e ndërtimit të demokracisë, Rama tha se ishte i kënaqur që nuk kishte asnjë kontakt me Rusinë dhe se asnjë president rus nuk e ka vizituar vendin. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi edhe njëherë se vendi nuk varet nga gazi rus.

“Nuk më mungon. Ne nuk varemi nga gazi rus,” tha ai. Në fund ai tregon se vetëm 1% e popullsisë mbështet Rusinë dhe të gjithë Ukrainën.

“Nuk është e vështirë të mbash një pozicion shumë të fortë në vendin ku popullariteti i presidentit rus Vladimir Putin është më pak se 1%,” shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!