Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet sot në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë Zv/Presidentit dhe Kryeministrit Mohamed bin Rasheed al Maktoum.
Gjatë qëndrimit atje, ndërsa ndan foto të takimeve zyrtare, Rama shkruan se mes dy vende është nënshkruar marrëveshje e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”.
“Me ftesë të Mohamed bin Rasheed al Maktoum, Zv/President dhe Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”, e cila do të na mundësojë edhe realizimin e projekteve të digjitalizimit me mbështetjen e EBA?????” shkruan Rama në facebook.