Rama në ditën e dytë në Bruksel: Optimist për hapjen e negociatave

schedule12:03 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 12:03 - 5 Dhjetor, 2017

Po në Bruksel, kryeministri Rama ka takuar shefen e diplomacisë së BE, Federica Mogherini. Kreu i ekzekutivit është shprehur optimist për hapjen e negociatave të antarësimit, ndërsa premtoi se Shqipëria do ketë më shumë rezultate vitin e ardhshëm. Ndërsa Mogherini deklaroi se Brukseli mbështet punën e Shqipërisë me reformën në drejtësi e luftën kundër drogës.

Në fillim të takimit, përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe kryeministri i Shqipërisë kanë bërë dy deklarata të shkurtra për shtyp. Mogherini shpreson, se hapat e hedhura nga qeveria shqiptare do të bëhen opsione reale në fillim të vitit të ardhshëm për hapjen e negociatave, ndërkohë që kryeministri Rama është shprehur se vjen në Bruksel me shumë rezultate dhe do të ketë më shumë vitin e ardhshëm.

Mogherini: Është një kënaësi që të mirëpres kryeministrin e Shqipërisë në një moment kyç të rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Shqipëria ka bërë një punë shumë të madhe sidomos lidhur me reformn në drejtësi dhe luftën kundër drogës. Një punë që ne e mbështesim dhe duhet të vazhdojë. është një punë që mund të hapë rrugën për hapa të pëtejshëm në integrimin drejt Bashkimit Europian. Jam e gëzuar që të kem këtë mudnësi që të diskutoj me kryeministrin e Shqipërisë, që këto hapa të bëhet opsione reale në fillim të vitit të ardhshëm.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Është një moment ku ne presim impaktin për gjitha përpjekjet që kemi bërë dhe që të hapim negociatat. Jam krenar, se ne vijmë këtu me shumë rezultate dhe jam i sigurtë që do kemi më shumë në muajt e ardhshëm./abcnews.al

 

https://youtu.be/cEAGoLw3NR4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!