Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë qenë paraditen e sotme në Dajt, ku kanë parë nga afër punimet për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një moment, Rama “për mbarësi” ka vendosur vet një tullë në një prej shtëpive që ka inspektuar.
“RINDËRTOJMË BASHKË
Dajt, Tiranë – Aty ku po ndërtohen banesat e reja për familjet e mbetura pa strehë nga tragjedia e 26 nëntorit.
Rindërtimi i shtëpive në Tiranë po ecën me ritme të shpejta edhe në Baldushk, Kashar, Pezë e Zall Herr.
850 shtëpi individuale do të dërtohen nga e para vetëm në Tiranë, më të bukura, më të forta se ato të mëparshmet”, shkruan Rama, dhe ndan pamjet e mëposhtme.
Teksa u falënderua nga një prej familjeve, Rama tha se qeveria ka bërë vetëm detyrën, por i kërkoi që të kenë durim, pasi nuk bëhen të gjitha punët menjëherë.
Rama: Kjo është një e mirë e madhe që shpëtuat njëherë e mirë. Do të hyni në një shtëpi për së mbari. Do të hyni në një shtëpi. Vitin e ri do ta kaloni në një shtëpi përsëmbari.
Gruaja: Faleminderit që na keni ndihmuar.
Rama: Ne punën kemi bërë, por vetëm pak durim se nuk bëhen punët përnjëherë.
Veliaj: Ka dhe njerëz spekulantë që thonë nuk janë paguar. Ne kemi ruajtur faturat e të gjithëve. Edhe kur dikush shpif ne për punë dy minutash verifikojmë.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Veliaj informoi kryeministrin Rama se në të gjithë Tiranën janë 359 kantiere të hapura.
Ai bëri të ditur se të hënën do të ketë edhe një mbledhje të Këshillit Bashkiak për të miratuar dhe listën me 250 shtëpitë e fundit individuale që do rindërtohen.
N.D./abcnews.al