Më 15 tetor, Bashkimi Evropian do të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendi i të cilit, ka presidencën e radhës në BE.
Në Budapest, ndodhet kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare.
“Ishte një kënaqësi të mirëprisja Kryeministrin Edi Rama në Budapest sot. Kemi kënaqësinë të njoftojmë se konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 15 tetor, duke shënuar hapjen e grupit të parë të negociatave. Ne nuk flasim vetëm për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, ne e ofrojmë!” shkruan Orban në një postim në rrjetin X.
It was a pleasure to welcome Prime Minister @ediramaal in Budapest today. We were pleased to announce that the second intergovernmental conference with #Albania will be held on October 15, marking the opening of the first negotiation cluster. We don’t just talk about accelerating… pic.twitter.com/zOPkcsAC8z
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) October 11, 2024