Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama në Bruksel për negociata, Berisha në Kuvend për tensione”, Leka: Opozita po ecën me skenarin e vjetër

schedule18:33 - 16 Shtator, 2025

schedule 18:33 - 16 Shtator, 2025

Në një ditë me zhvillime të rëndësishme parlamentare, ku Kuvendi miratoi rregulloren e re mes debateve dhe bojkotit të opozitës, analisti politik Martin Leka ka komentuar në “Tirana Live” në ABC News përplasjet e fundit politike dhe pozicionimin e aktorëve kryesorë.

Sipas Lekës, mazhoranca është e angazhuar në një agjendë të qartë europiane, me përqendrimin e kryeministrit në Bruksel për çështjen e negociatave, ndërsa opozita, sipas tij, vazhdon të mbetet në një kurs të pafrytshëm.

“Agjenda e mazhorancës është për Bashkimin Europian , kurse agjenda e opozitës dihet. Gjithë aksioni i opozitës që ne kemi paralajmëruar me kohë që opozita nuk do të njohë zgjedhjet. Është opozitë vanitoze, që nuk ka asgjë për agjendën e saj politike. Mendoj që opozita e ka agjendën e vet të kufizuar dhe nuk po e gjen rrugën e përshtatshme për të qenë opozita që duam, për të qenë alternativë politikë. Opozita ka të njëjtat mjete, dhe mënyra, do të humbë mbështetës dhe nuk do të gjejë përkrahje politike.”

Duke iu referuar bojkotit të sotëm të opozitës gjatë seancës ku u miratua rregullorja e re e Kuvendit, Leka e cilësoi këtë veprim si një strategji të dështuar dhe të përsëritur, që nuk sjell asnjë përfitim politik për opozitën dhe madje i kthen asaj kosto në aspektin e përfaqësimit dhe mbështetjes publike. Ai theksoi se opozita, e udhëhequr ende nga figura të vjetra si Sali Berisha, nuk po arrin të ofrojë një alternativë reale dhe të besueshme për qytetarët, ndërsa qasja e saj e tanishme politike e bën të pamundur krijimin e një imazhi të ri dhe të besueshëm.

“Nga njëra anë kemi kryeministrin që ndodhet në Bruksel për të mbyllur grupkapituj dhe për të hapur negociatat. Dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që prish gjithë seancën plenare për një komision. Nuk shikoj asgjë në këtë aspekt. Nga Tabaku tek Vokshi, Berisha do të ketë përkrahësit e vet, në atë parti sa të jetë zot Berisha nuk do të ketë zë kundër. Nuk shikoj ndonjë gjë të çuditshme. Do bojkot i PD qoftë në Parlament, qoftë në Komision është në dëm të vetë partisë. Nuk mendoj se ka gjë të re në këtë opozitë të lodhshme, me një kryetar që vazhdon me fjalimet e përditshme, dhe nuk kemi asnjë lloj alternative politike. Nuk mendoj se ka njerëz dhe popull që do i shkojmë pas Sali Berishës. Është një lloj aksioni që nuk ka asnjë sukses. Opozita duhet të kërkojë forma dhe mënyra të tjera për të protestuar.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!