Në një intervistë që kryeministri Edi Rama ka dhënë në Bruksel ka risjellë në vëmendje marrëveshjen e 17 majit me Partinë Demokratike. Kreu i qeverisë ka shprehur keqardhjen që nuk shoqërohej nga opozita në takimet e zhvilluara në Bruksel, mungesën e së cilës do ta mbushë me forcat e veta është shprehur Kryeministri Edi Rama.
Kryeministrit i mungoi prania e opozitës në Bruksel. Duke kujtuar mbrëmjen e 17 majit kreu i qeverisë i kujton kryetarit të Partisë Demokratike një ndër temat për të cilat biseduan.
Thotë se nuk do të komentojë sjelljen e opozitës por një mesazh ia dërgon.
Kryeministri Edi Rama shpreson dhe beson se Komisioni Evropian të jetë i drejtë me Shqipërinë dhe të bëj një rekomandim të qartë. Më pas tha kreu i qeverisë mbetet beteja diplomatike për të bindur çdo vend anëtar dhe për të bërë çmos që problematika të ndryshme, brenda vendeve të mos kthehen në një arsye që të penalizohet Shqipëria. /abcnews.al