Rama në Akademinë e Policisë: Studentët ekselentë, pjesë e Policisë kriminale

schedule14:15 - 4 Mars, 2019

schedule 14:15 - 4 Mars, 2019

52 studentë të ekselencës i janë bashkuar Policisë së Shtetit në kuadër të Paktit për Universitetin. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në  takimin e zhvilluar në Akademinë e Sigurisë tha se oficerët më të moshuar do të punësohen në strukturën e re të Ministrisë së Brendshme që do të shërbejë për ruajtjen e objekteve.

 

Kanë shkëlqyer në ekonomi, informatike dhe në disa fakultete të tjera, por të ardhmen e tyre e shohin te policia e shtetit. Janë 52 studentë dhe studente të ekselencës qëë nisin kursin e specializimit në  Akademinë e Sigurisë.

“Për herë të parë, Policia e Shtetit bën një thirrje në adresë të studentëve të ekselencës edhe si një angazhim i qeverisë në kuadër të Paktit për Universitetin, që u mundëson studentëve akses të drejtpërdrejtë në punësim, në administratë apo në përvoja kualifikuese dhe faktikisht, në fund të një shkollimi 6 mujor dhe të 3 muajve praktikë, këta 52 studentë dhe studente që përfunduan universitetin me rezultate të larta, do të jenë oficerë policie me gradën e komisarit”. 

U përzgjodhën mes më të mirëve në një proces seleksionimi të 589 aplikantëve nënvizoi kryeministri Edi Rama sipas të cilit ky është një proces që do të rihapet për studentët me rezultate të lara, në shtator të këtij viti, në një fazë të dytë rekrutimi për të zgjeruar mundësitë e më të mirëve në njërën anë dhe për të vijuar me rifreskimin e trupës policore. Më të moshuarit do të punësohen në një ndërmarrje të re që do të ruajë objektet tha kreu i qeverisë.

“Duke dhënë kështu edhe një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm në pastrimin e një xhungle policish private, të cilat shpesh herë janë shëmbëlltyra të keqtrajtimit të njeriut në aspektin e pagave dhe të sigurimeve shoqërore.

Shpeshherë janë thithëse të mëdha të fondeve publike për arsye të nevojave të shumë institucioneve për të pasur mbrojtje dhe shpeshherë nuk e ofrojnë kurrsesi atë shërbim që mund të ofrojë Policia e Shtetit përmes një ndërmarrje të tillë”.

52 studentët ekselentë do ti nënshtrohen një kursi që i adresohet në mënyrë të posaçme hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!