Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se më 25 nëntor prezantohet platforma kundër KÇK (kap çtë kapësh), duke paralajmëruar se do të jetë një luftë e panjohur më parë në territorin e Shqipërisë sa i takon krimit të organizuar dhe eksponentëve që ia kanë dalë të kenë në dispozicion pasuri të paligjshme.
“Nga 25 nëntori kur do prezantoj platformën kundër KÇK që do jetë një paketë e tërë ligjore mbi bazen e ligjir special kundër krimit të organizuar dhe gjithë atyre që kanë kryer vrasje e akte të rënda, për të cilët ka ardhur koha të japin disa llogari të pambyllura dhe t’ju jepet mundësia të mësoni kur të publikohet ligji që do çelë siparin e një lufte të panjohur në territorin e Shqipërisë dhe atyre eksponentëve të krimit që deri më sot ja kanë dalë të përdorin dhe të kenë në dispozion pasuri të paligjshme”./abcnews.al