Rama: “Ndjesë qytetarëve për përmbytjen e autostradës”

schedule20:26 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 20:26 - 1 Dhjetor, 2017

Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, ku vlerësoi punën e bërë deri tani për përballimin e përmbytjeve të shkaktuara nga rrebeshet e shiut. Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve të bllokuar nga përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës, duke paralajmëruar ndëshkime të rrepta pë rata që kanë prekur rrjetin e shkarkimeve në këtë zonë.

Një punë të mirë me rezultate positive, i cilësoi Kryeministri Rama masat e marra deri më tani përsa I përket situatës së krijuar nga reshjet intensive të shiut. Kreu I Qeverisë bëri një krahasim edhe me 2015-n, kur sipas tij reshje më të pakta se aktualet krijuan akoma më shumë probleme.
Sipas Kryeministrit, kjo është arritur jo vetëm përmes investimeve në hidrovore.
Rama falënderoi edhe njëherë kreun e opozitës, Lulzim Bashën, për qasjen e tij përballë situatës së krijuar, por u ktheu përgjigjeve disa akuzave të demokratëve, përsa I përket situatës së krijuar me përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës.
Shkaktarë të përmbytjes së autostradës, sipas Ramës, janë ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin e shkarkimeve.
Në fund, kryeministri apeloi edhe njëherë qytetarët të ndjekin këshillat e autoriteteve dhe të pranojnë evakuimin në rast se u kërkohet një gjë e tillë./abcnews.al

 

https://youtu.be/6lAkym2bykE

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!