Rama ndërpret për dy ditë fushatën, ikën në Londër për forumin ekonomik

schedule15:10 - 17 Qershor, 2019

schedule 15:10 - 17 Qershor, 2019

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë sot në punimet parlamentare. Ai ka ndërprerë për dy ditë fushatën për tu nisur në Londër, ku do të marrë pjesë në një forum ekonomik.

“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”,-shkruan vetë Rama në rrjetet sociale. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!