Rama ndan videon: Shqipëria bëhet gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit

schedule14:31 - 4 Mars, 2024

schedule 14:31 - 4 Mars, 2024

GJERMANI– Shqipëria turistike dhe atraksionet që ajo ofron tashmë janë kthyer në një ofertë jo vetëm rajonale, por jehona e plazheve të bukura dhe natyra e saj e magjishme ka “joshur” turistë nga e gjithë bota.

Kryeministri i vendit, Edi Rama me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, thotë se për tri ditë radhazi, Shqipëria po bëhet gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani.

Ai shton se vendi ynë do të paraqesë ofertën e tij turistike në një agjendë, e cila është e pasur me shumë aktivitete.

“Shqipëria Turistike bëhet gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani, ku përmes një prezantimi dinjitoz gjatë tre ditëve, nga data 5 deri më 7 mars, do të paraqesë më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit për ITB BERLIN 2025”, shkruan Rama./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!