Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimin i Lulishtes së re në Lezhë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se lulishtja është kthyer në një hapësirë e dedikuar për fëmijë e të rritur, por edhe në shërbim të turizmit të qytetit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut.
“Mirëmëngjes dhe me transformimin e Lulishtes së re në Lezhë që shtrihet përbri lumit Drin, si një hapësirë e dedikuar për fëmijë e të rritur, por edhe në shërbim të turizmit të qytetit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut, monumentit të vyer historik, që ndodhet përballë saj, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook.