Rama ndan pamjet: Rruga panoramike Orikum-Dukat, investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike

schedule08:24 - 11 Qershor, 2024

schedule 08:24 - 11 Qershor, 2024

VLORË- Turistë nga shumë vende të botës kanë vërshuar drejt Shqipërisë për të parë nga afër bukuritë dhe atraksionet që ofron.

Kjo panoramë e re ka shtuar dhe përgjegjësitë për të pasur një infrastrukturë moderne, e cila do duhet t’i përgjigjet fluksit në fjalë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në faqen zyrtare në “Facebook” pamje nga rruga siç e quan ai “panoramike” Orikum-Dukat.

Sipas tij, ky investim investim infrastrukturor i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, lehtëson  trafikun dhe shkurton distancat për në plazhet e bukura të jugut.

“Mirëmëngjesi dhe me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!