Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ndan pamjet: Projekti i Marco Casamontit, shëmbëlltyrë e Durrësit turistik

schedule08:19 - 31 Tetor, 2025

schedule 08:19 - 31 Tetor, 2025

DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje në rrjetet sociale mbi ecurinë e një projekti urbanistik në qytetin e Durrësit, nën firmën e arkitektit italian Marco Casamonti.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti, e cila tanimë është në detajet e fundit teknike, si një shëmbëlltyrë tërheqëse e Durrësit Turistik 2030, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

Projekti, sipas kryeministrit, po hyn në fazën përfundimtare të detajeve teknike dhe pritet të jetë një nga pikat më tërheqëse të planit të zhvillimit turistik të Durrësit deri në vitin 2030.

Arkitekti Marco Casamonti ka qenë më parë i angazhuar edhe në projekte të tjera të rëndësishme urbane në Shqipëri, përfshirë ndërhyrje në qytetin e  Tiranës dhe Vlorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!