Rama ndan pamjet nga segmenti i ri Ersekë-Leskovik: Udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar në këtë zonë të Shqipërisë

schedule08:17 - 7 Gusht, 2024

schedule 08:17 - 7 Gusht, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga segmenti i ri Ersekë-Leskovik.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Rama shprehet se ky segment ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës.

“MIRË MËNGJES  dhe me segmentin e ri Ersekë – Leskovik, i cili ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë, ku mund të ndalesh në llixhat e Sarandoporit, vreshtat historikë dhe perlat e tjera të Leskovikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.